Graphic Designer & AI Web Builder
Jemi duke kërkuar një person kreativ dhe praktik që kombinon dizajnin grafik me aftësinë për të ndërtuar website, landing pages dhe platforma të thjeshta online duke përdorur mjete AI, no-code dhe low-code (vibe code).
Përgjegjësitë kryesore
· Dizajnimi i materialeve vizuale për rrjete sociale, kampanja, prezantime, pitch decks, propozime dhe materiale marketingu.
· Krijimi dhe mirëmbajtja e identitetit vizual në projekte të ndryshme: layout, typography, ngjyra, icons dhe brand elements.
· Përgatitja e materialeve për print dhe digital, duke siguruar cilësi dhe konsistencë vizuale.
· Dizajnimi dhe ndërtimi i landing pages, website-ve të thjeshta dhe faqeve prezantuese për produkte, shërbime apo evente.
· Përdorimi i AI-assisted, no-code dhe low-code tools për të krijuar prototipe, forma online, tools të brendshme ose platforma të thjeshta.
· Përmirësimi i UX/UI, strukturës, navigimit dhe përvojës vizuale të faqeve/platformave.
Kërkesat
· Përvojë në graphic design, digital design ose role të ngjashme.
· Njohuri shumë të mira në Adobe Suite, veçanërisht Photoshop, Illustrator.
· Portfolio me punë konkrete në dizajn grafik, branding, social media, prezantime apo materiale marketingu.
· Kuptim i mirë i typography, layout, visual hierarchy, branding dhe përgatitjes së materialeve për print/digital.
· Interes ose përvojë në ndërtimin e website-ve, landing pages apo prototipeve.
· Aftësi për të përdorur AI tools në mënyrë praktike dhe për të mësuar shpejt platforma të reja.
Përparësi
· Përvojë me njëren nga këto ose disa: Figma, Framer, Webflow, Wix Studio ose platforma të ngjashme.
· Përvojë me Lovable, Bolt, Cursor ose AI tools të ngjashme për krijim prototipesh/webfaqesh.
· Përvojë në dizajnimin e pitch decks, landing pages ose web products.
Si të aplikoni
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe portfolio-n në: gent.shala@suigeneris.agency
Subject: Application – Graphic Designer & AI Web Builder